Champions League/ Egnatia luan nesër ndaj Celjes, sfidë vendimtare për kalimin në raundin e tretë

Pas barazimit spektakolar 3-3 në “Arena Egnatia”, kampionët e Shqipërisë janë gati për sfidën vendimtare ndaj Celjes. Mbrëmjen e së martës, skuadra rrogozhinase do të luajë në Slloveni ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të UEFA Champions League.

Takimi do të nisë në orën 20:15 dhe pritet të jetë një përballje vendimtare për fatet e kualifikimit.

Egnatia do të synojë të eliminojë kampionët e Sllovenisë dhe të sigurojë një vend në raundin e tretë të kompeticionit.

Gjithçka është gati për skuadrën rrogozhinase, ndërsa 90 minutat e kësaj sfide do të përcaktojnë ekipin që do të vazhdojë rrugëtimin në UEFA Champions League.