Protestuesit nuk e kursejnë Ballën, godasin me vezë automjetin e tij

Protesta e zhvilluar para Kuvendit vijoi edhe pas përfundimit të seancës plenare, ndërsa protestuesit nuk kursyen as kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pasi doli nga godina e Parlamentit dhe dha një deklaratë për mediat, Balla u drejtua me nxitim drejt automjetit të tij.

Në momentin që makina po kalonte pranë zonës së xhamisë, disa protestuese e goditën atë me vezë, si shenjë proteste ndaj përfaqësuesve të mazhorancës.

Automjeti u bë objekt i protestës simbolike, ndërsa qytetarët shoqëruan veprimin e tyre edhe me thirrje kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.

Pas kësaj, automjeti vijoi rrugën dhe Balla u largua nga zona,