Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 automjete(VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e përplasjes, në këtë aks është krijuar trafik i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh që kanë vështirësuar qarkullimin.

Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar apo mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po menaxhojnë qarkullimin dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e policisë deri në normalizimin e situatës.