Protesta te Parlamenti/ Pensionistja: Zgjohuni se jeni pa fëmijë. Do vdisni vetëm nëpër shtëpia!
Një pensioniste është përfshirë në protestën e zhvilluar para Parlamentit gjatë paradites së sotme, duke lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë.
Ajo kritikoi largimin e të rinjve drejt emigracionit dhe situatën ekonomike të pensionistëve.
Përballë kamerave, protestuesja ngriti zërin kundër numrit të madh të efektivëve të policisë në raport me protestuesit, ndërsa bëri thirrje për më shumë angazhim qytetar dhe kundërshtoi masat e fundit për pensionistët, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme.
Pensionistja: Na u tha uji të gjithëve! Përse të jeni më shumë policë sesa neve? ... Është turp mo! Të tërë do mendojnë për fëmijët e tyre se kanë ikur në emigrim. Ça bëni mor! E shitët mor Shqipërinë! I përzuri tërë shqiptarët që të vijnë të huajt të futen këtu brenda!
Ja kanë shit shpirtin e vet dreqit...
A e kuptoni mor popull ça po bëni? Ça po bëni mo, a keni mend, a ça tallash keni në kokë? Nuk e kuptoj! Zgjohuni mor! Në sajë të tyre përfituan pensionistët 50 mijë lekëshin. A ka bërë ndonjëherë vaki në korrik të japë lekë ai? Ju dha një lëmoshë edhe u gëzuat. Po turp mor! Zgjohuni mo se jeni pa fëmijë. Do vdisni vetëm nëpër shtëpia mo!