Atifete Jahjaga surprizon sërish me transformimin në pamje, fotot e fundit marrin vëmendjen e rrjetit

Prej kohësh flitet për transformimin drastik në pamjen e ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Nga koha kur ishte në krye të shtetit e deri më sot, ndryshimi i saj fizik është aq i dukshëm, sa shumëkush mendon se mezi njihet. Ajo duket vite më e re dhe paraqitja e saj vijon të jetë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Këtë herë, Jahjaga ka publikuar sërish disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet e kuruar deri në detaj.
Ish-Presidentja ishte e pranishme në dasmën e djalit të një biznesmeni të njohur shqiptar. Fotot u bënë menjëherë virale dhe u shpërndanë gjerësisht në rrjet, ndërsa komentet u fokusuan kryesisht te pamja e saj.