'Arrestoni Ramën', 'Arrestoni Ballukun'/ Të rinjtë protestojnë te SPAK-u: Populli kërkon drejtësi!
Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur gjatë paradites së sotme para SPAK, ku kanë kërkuar që ky institucion të veprojë dhe të arresojë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
‘I bëjmë thirrje SPAK-ut populli kërkon drejtësi’, ‘duam drejtësi’, ‘të arrestohen çdokush që ka vjedhur lekët e shqiptarëve, të nxjerrin çdo bitcoin që kanë fshehur dhe kanë vjedhur çdo cent të shqiptarëve këto kriminela’, ishin disa prej thirrjeve që protestuesit bën para Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë që qytetarët u mblodhën sërish gjatë paradites së sotme përpara Parlamentit, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.