Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit priten nga protestuesit me thirrjet: Turp, avokati i Ramës
Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë shkuar pranë komisariatit ku mbahen të ndaluar protestuesit paqësorë të protestës së sotme para Parlamentit.
Mbërritja e tyre është shoqëruar me reagime nga qytetarët e mbledhur pranë komisariatit, të cilët i kanë pritur me thirrje: “Turp, turp, avokati i Ramës”, duke nënkuptuar kështu varësinë që Endri Shabani ka ndaj Edi Ramës dhe që nuk përfaqëson interesin e popullit por të partisë në pushtet.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mënyrën e veprimit të policisë gjatë protestës së sotme, ku sipas tyre janë shoqëruar me forcë disa qytetarë.
Gjatë protestës para Parlamentit pati përplasje mes policisë dhe demonstruesve, ndërsa organizatorët kanë denoncuar përdorimin e forcës ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve që ndodheshin në tubim.
Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate me dhunë, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë situatën dhe trajtimin e të ndaluarve.