Gjergji, Skënderbeu e më pas Gjergji ishte e është heroi ynë

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu nuk ka qene as prift, as hoxhe, ai ka qene shqiptar, ashtu sikunder jemi dhe te gjithe ne, pavaresisht se ne cilen fe jemi besimtare

Skenderbeu nuk ka qene kryqtar, sic tha dikush ne kete diskutim. Shume kohe me perpara se te dilte ne skene Skenderbeu kishte perfunduar historia e kryqezatave, ne vitin 1291. Duke qene shqiptar, Skenderbeu luftoi kunder nje fuqie te huaj qe vinte te pushtonte tokat e tij. Ai lidhi marreveshje me te tjere zoter fqinj te tij, katolike dhe ortodokse, per te kundershtuar fuqine e huaj qe vinte per pushtime, te cilet per ate moment ishin turqit, qe ishin njekohesisht myslimane. Por gjithashtu Skenderbe ka luftuar edhe kunder nje fuqie tjeter te huaj, qe kercenonte lirine e zoterimeve te tij; kjo fuqi ishte Venediku, nje fuqi qe ishte shume i krishtere katolike.

Pra Skenderbeu nuk ka bere lufte fetare, sic cdokush mund ta vertetoje lehtesisht, por thjesht ka mbrojtur tokat e tij dhe te shqiptareve nga fuqite e huaja, jo-shqiptare.

Skenderbeu vete, ka lindur i krishtere, eshte konvertuar ne mysliman, eshte rikonvertuar ne te krishtere katolik dhe ka nderruar jete si i tille. Gjergj Kastrioti - Skenderbeu kur ka lindur i eshte vene emri Gjergj, me vone eshte quajtur Skenderbe, e ka rimarre prape emrin Gjergj, dhe ka vdekur me dy emra, Gjergj dhe Skenderbe.

Une kam lindur nga prinder muslimane, kam patur stergjysher katolike, por stergjysherit e stergjysherve te stergjysheve te mij kane qene pagane, kane jetuar me perpara se te lindete krishterimi dhe te vinte ne trevat tona ilirike. Por nga stergjysherit e stergjysherve te mij, nepermjete sterghysherve, une kam trasheguar gjuhen dhe kulturen, genin-kromozomet, qe me bejne te jem sot shqiptar. Kjo eshte e vertete per te gjithe shqiparet, pavaresisht ne cilen fe aderojne. Bindjet fetare mund te nderrohen nga njeriu, Skenderbeu vete aderoi gjate jetes se tij ne tre besime, por genet nuk nderrohen, dhe genet te bashkeshoqeruara nga gjuha dhe kultura, te bejne te jesh dhe te ndjehesh si pjesetar i nje etnie, ne rastin tone te etnise shqiptare.

Ne shqiptaret kemi mbijetuar si te tille, aq sa kemi mbijetuar, duke ruajtur gjuhen dhe kulturen, permes genit, ne trevat ku shtrihemi sot, prej ilireve ne shqiptare, pavaresisht shnderrimeve te besimit, pra te feve te ndryshme. Parulla “Feja e shqiptarit âsht Shqiptaria” eshte thene nga nje katolik, Vaso Pasha, i cili ka patur graden e larte “Pasha” ne administraten e Perandorise Osmane, eshte perqafuar nga ortodokse, katolike dhe myslimane ne kohen kur eshte hedhur, eshte bere dhe vazhdon te jete thelbi i ndjesise sone kombetare, dhe e tille duhet te vazhdoje, nese duam te kemi komb.

Skenderbeu ishte shqiptar, luftoi per interesa te shqiptareve, prandaj ai eshte Heroi Kombetar i te gjithe shqiptareve.

Cdo koment qe cenon thelbin e ndjesise sone kombetare, figuren e Skenderbeut si Heroi yne Kombetar, e cenon secilin prej nesh si individe, apo si pjesetare te secilit komunitet fetar, pra na cenon ne bllok. Secili prej nesh duhet t’i kundershtoje fort keto sulme e insibuata, si individe apo si pjesetare komunitetesh, dhe jo te sulmojme njeri tjetrin pa aresye..