Opozita në bllok: Po marrëveshjes me ShBA! JO mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike së bashku me grupet e tjera të opozitës, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë dhe Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim, kanë mbyllur mbledhjen e përbashkët dhe kanë vendosur të mos paraqitet në seancën plenare të orës 15:00 të vendosur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste.
Në deklaratën për mediat, theksohet se kjo është një seancë antikushtetuese për procedurën e thirrjes së seancës plenare, pasi një marrëveshje e tillë kërkon kohë që deputetët të njihen me të.
Opozita ka theksuar se mbështet çdo marrëveshje me SHBA-në në kuadër të bashkëpunimit me NATO-n, por thekson se është qeveria Rama ajo që kë cenuar rëndë këtë bashkëpunim duke i alkuar Ministrisë së Mbrojtjes vetëm 1.3% buxhet dhe se marrëveshjen e 302 milionë dollarëshe të huasë e ka sjellë në Kuvend në mënyrë antikushtetuese.
Opozita i referohet dy vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese të cilat kërkojnë që procedura të tilla nuk mund të kalojnë pa diskutime në Kuvend.
DEKLARATË PËR SHTYP
PO marrëveshjes me SHBA!
JO mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!
Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.
Shqipëria ka nevojë të rrisë investimet në mbrojtje dhe të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, por, siç bën me çdo gjë që ka lidhje me SHBA, Edi Rama po bën pis edhe këtë marrëveshje, duke kërkuar që Kuvendi të shkelë Kushtetutën për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij.
Çdo marrëveshje strategjike me aleatin tonë më të rëndësishëm meriton transparencë, debat dhe respektim të Kushtetutës, jo procedura të improvizuara antidemokratike, si ato që qeveria po imponon me dhunën e kartonit dhe që e kthejnë Kuvendin në noter të qeverisë.
Kjo nuk është urgjencë as e Shqipërisë, as e SHBA-së. Është urgjencë e një qeverie që për vite zgjodhi korrupsionin në vend të përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës dhe sot kërkon të mbulojë dështimet e veta duke shkelur Kushtetutën.
Partia Demokratike e anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Ne e pranojmë këtë marrëveshje në parim, por nuk do të pranojmë kurrë që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të përdoren si justifikim për të shkelur Kushtetutën.
Aleanca me SHBA forcohet duke respektuar ligjin, jo duke e shkelur atë. Ne na duhet standardi i anëtarëve të Kongresit amerikan, jo standardi i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
Me qëllim që të zbatohet Kushtetuta, kemi propozuar që sot sëbashku të miratojmë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, të marrim marrëveshjen për ta shqyrtuar duke garantuat mospublikimin, dhe kemi propozuar që miratimi të bëhet të premten, ku grupet tona parlamentare garantuan prezencën e tyre dhe voton pro marrëveshjes. Kryetari i Kuvendit ra në parim dakord dhe më pas kjo u pengua nga Edi Rama.
Por Edi Rama e ka zeruar Kushtetutën dhe Parlamentin. Qëllimi i tij është të poshtëroje institucionet e vendit. Është fakt që Qeveria e ka miratuar marrëveshjen në parim në datën 19 Qershor 2026 dhe ka patur 5 javë kohë për ta sjell për ratifikim në Kuvend.
Ne i qëndrojmë propozimit tonë konstruktiv që deputetëve tu jepet mundësia të njihen me marrëveshjen dhe miratimi i saj të bëhet në një seancë plenare të posaçme ditën e premte të kësaj jave.