PSG futet në garë për Rodrin, nisin kontaktet e para me mesfushorin e Cityt
Paris Saint-Germaini ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e Rodrit.
Kampionët e Evropës i kanë nisur kontaktet e para për ta shqyrtuar mundësinë e afrimit të mesfushorit spanjoll të Manchester Cityt, i cili mbetet njëri nga objektivat më të mëdhenj të afatin kalimtar veror.
Rodri e ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester Cityn dhe deri tani nuk i ka pranuar ofertat për vazhdimin e saj, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo situatë e ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, me Real Madridin që prej kohësh e ndjek nga afër situatën e tij.
Sipas raportimeve, PSG-ja e konsideron 30-vjeçarin si një mundësi unike në treg dhe trajneri Luis Enrique e sheh atë si përforcimin ideal për mesfushën, ku tashmë aktivizohen Vitinha, Fabián Ruiz dhe João Neves.
Drejtuesit e klubit francez besojnë se ardhja e Rodrit do ta bënte ekipin edhe më konkurrues në objektivin për ta mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Real Madridi vazhdon të konsiderohet favorit në garë, pasi ka kohë që po punon për transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Spanjën.
Pavarësisht kësaj, hyrja e PSG-së në negociata pritet ta komplikojë ndjeshëm garën për një nga mesfushorët më të mirë në botë.