Arrestimet pa shkak të protestueve te Parlamenti/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr. 1: Lironi çunat

Me dhjetëra qytetarë kanë mbërritur përpara Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku kërkojnë lirimin e protestusve, të cilët u ndaluan sot gjatë protestës te Parlamenti.

Nga informacionet për SYRI-n, policia ka shoqëruar pa shkak 1 vajzë dhe 3 djem aktivistë të cilët po protestonin në mënyrë paqësore, por që janë tërhequr zvarrë nga efektivët e narkopolicisë.

Qytetarët janë vendosur te dera e komisariatit dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të protestuesve paqësorë.