'Të kesh turp, palaço'/ Shefi i Komisariatit nr. 1 kërcënon protestusit me spray, ata e gjuajnë me vezë

Shefi i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, Ervin Hasrama ka krijuar sërish tension me qytetarët edhe gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

Nga video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohet Hasrama i cili bllokon qytetarët të protestojnë lirshëm dhe i kërcënon me spray.

'Të kesh turp, burrë palaço', ‘fytyrë e keqe’, ‘futjani me domate’, dëgjohet të thërrasin qytetarët ndërkohë që e gjuajnë me vezë.