VIDEO/ Deputeti ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në në Kuvend dhe ia fut vrapit…

Procedura e shqyrtimit të marrëveshjes së sigurisë me vlerë 300 milionë euro në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në NATO, ka shkaktuar tensione gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi opozita akuzon mazhorancën socialiste se nuk ka bërë transparencë dhe deputetët nuk e kanë parë apo lexuar dokumentin.

Votimi i shqyrtimit të marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar ka bërë që seanca të shtyhet në orën 15:00 dhe deputetët të njihen me dokumentin sekret pasi të firmosin një deklaratë konfidencialiteti.

Por në këtë moment ku deputetët janë futur në sallën ‘Gerti Bogdani’ ku do të njiheshin me marrëveshjen sekrete, deputeti Agron Shehaj është parë duke dalë nga salla me vrap, pasi kishte marrë me vete dokumentin e printuar.

‘Të lutem 1 sec o zotëri ej…’ dëgjohet të thotë një zonjë e cila duhet të jetë punonjëse e Kuvendit.

Teksa nga pamjet dallohet Shehaj që ia ka futur vrapit nëpër koridoret e Kuvendit.