Arben Malaj: Tetë arsyet kryesore pse Rama dhe qeveritarët e babëzitur nuk e meritojnë besën e shqiptarëve

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka tradhtuar besimin e shqiptarëve gjatë viteve në pushtet.

Në një postim të titulluar "Nuk ka 'BESË' me të 'PABESËT'", Malaj rendit tetë arsye pse, sipas tij, Rama dhe qeveria e tij nuk e meritojnë më besimin e qytetarëve, duke e akuzuar për premtime të pambajtura, kapje të shtetit, favorizim të oligarkëve, dështim në luftën kundër korrupsionit dhe nxitje të emigracionit të të rinjve.

Sipas ish-ministrit, "nuk ka besë për të pabesët", ndërsa argumenton se qeverisja 14-vjeçare e Ramës ka prodhuar një Shqipëri më të varfër dhe më të zbrazur nga qytetarët.

Positimi i Malajt:

Nuk ka "BESË" me të "PABESËT".

Tetë arsyet kryesore pse Rama dhe qeveritarët e babëzitur nuk e meritojnë besën e shqiptarëve.

Sepse : 1. Ramës shqiptarët ia dhanë besën në vitin 2013 dhe per 14 vite ai e shkeli me këmbë. Gjithçka qe premtonte ne fushata elektorale rezultuan mashtrime.

2. Rama pêr pushtet absolute deri kriminal promovoj kriminalelê ne ekonomi dhe politikë.

3. Rama ka vërtetuar se është i paaftë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Duke shkelur besën ndaj të gjithë shqiptarëve, Rama lejoi kapjen e shtetit.

4. Rama për 14 vite vërtetoi se e shkeli besën, i shkeli shqiptarët në shërbim të oligarkëve qeveritarë, që vetë i krijoi, vetë i keqpërdori dhe me paratë e tyre shtyp konkurrencën e lirë në ekonomi dhe politikë

5. Rama e keqpërdori besën e shqiptarëve për pushtet personal, për të mbijetuar sa më gjatë në politikë, jo si një lider demokrat, por si një. "mbret kryeministror".

6.Rama do pushtet për të mos bërë shtet funksional. Do pushtet. absolut për skllevërit dhe manekinët personalë, pa kulturë shtetformuese, pa integritet profesional dhe politik, të cilët e shesin atë duke ofruar mundësi të pabarabarta dhe duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.

7.Ramës nuk mund t'i japësh besën që të vazhdojë modelin. ekonomik te investitorëve strategjike personalisht Preferencial, modelin ekonomik oligarkik. Ku Shqipëria bëhet përditë e më e shtrenjtë dhe shqiptarët gjithnjë e më të varfër.

8. Ramës nuk mund t'i japësh besë për ta zbrazur gjithnjë e më. shumë Shqipërinë, ku 67% e të rinjve para dy muajve deklarojnë se duan të largohen si të pashpresë nga vendi i tyre. Po, nuk ka besë për të pabesët!