Sherr masiv mes të rinjve në pedonalen e plazhit në Durrës, tre persona plagosen me thikë
Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e pedonales pranë plazhit në Durrës, ku tre persona dyshohet se janë plagosur me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur mes disa personave, ndërsa dy prej tyre kanë goditur me thikë tre të tjerë.
Dy nga të plagosurit, të moshës 18 dhe 20 vjeç, kanë marrë dëmtime të shumta dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ndërkohë, personi i tretë ka pësuar dëmtime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për asistencë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.