Greva e doganierëve grekë bllokon lëvizjen në Kakavijë, qytetarët në pritje të hapjes së kufirit
Greva e doganierëve grekë ka pezulluar përkohësisht lëvizjen në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe pritje për qytetarët që synojnë të kalojnë drejt Greqisë.
Që prej orëve të para të mëngjesit, nuk është lejuar asnjë kalim në territorin grek, ndërsa dhjetëra automjete kanë mbetur në pritje në anën shqiptare të kufirit.
Sipas njoftimit të autoriteteve, përpunimi i procedurave dhe lëvizja në pikën kufitare pritet të rifillojnë në orën 11:00, pas përfundimit të grevës së punonjësve të doganës greke.
Deri në rikthimin e aktivitetit normal, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve vijojnë të presin në radhë, ndërsa autoritetet kufitare po monitorojnë situatën.