Venezuelë/ Mbi 5.500 viktima nga tërmetet, dëmet kalojnë 19 miliardë dollarë

Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci zyrtar ka arritur në 5.546 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur.

Lëkundjet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën veriun e vendit më 24 qershor, vetëm 39 sekonda larg njëra-tjetrës, në një fenomen të rrallë të quajtur “dublet sizmik”. Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet venezueliane, numri i viktimave mund të rritet më tej, ndërsa vijon kërkimi në zonat e prekura. Ndërkohë, Banka Botërore ka vlerësuar dëmet materiale në rreth 19,6 miliardë dollarë, me mijëra banesa, objekte publike dhe biznese të shkatërruara.

Rreth 18 mijë familje kanë mbetur pa strehim, ndërsa mijëra persona vazhdojnë të qëndrojnë në qendra të përkohshme pritjeje. Operacionet e shpëtimit po zëvendësohen gradualisht nga faza e pastrimit dhe rindërtimit, një proces që pritet të zgjasë muaj ose edhe vite.