E pabesueshme çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

Një situatë e pabesueshme është krijuar tek Italia. Vetëm 16 ditë pas emërimit, drejtori Maldini ka kërcënuar duke treguar se do të japë dorëheqjen nëse Pirlo nuk nënshkruan.

Ky është raportimi i “La Gazzetta dello Sport” që shton tensionin.

Çdo gjë dukej se po shkonte pas planit, ndërsa Pep Guardiola e refuzoi Italinë.

Pirlo u bë menjëherë kandidati kryesor dhe negociatat avancuan.

Sot ndërkohë u përfshi edhe politika duke prishur disi planet. Pirlo është ambasador në një faqe ruse për baste, ndërsa kjo edhe ka shqetësuar politikën.

A do të prezantohet Pirlo të martën? Kjo është dilema aktuale, ndësa federata rrezikon që t’i dalë situata nga kontrolli.