‘Rama, ke përfunduar, pastro zyrën e ik!’/ Pensionisti - kryeministrit: E shkatërrove vendin dhe popullin

 Në ditën e 57-të të protestës para Kryeministrisë, një pensionist ka mbajtur fjalën e tij duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, qeveria ka humbur lidhjen me qytetarët dhe se shqiptarët kërkojnë ndryshim.

Nga foltorja e protestës, ai i bëri thirrje Ramës të largohet nga pushteti, ndërsa kritikoi edhe ndërhyrjen e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit. Sipas tij, institucionet shtetërore i përkasin qytetarëve dhe jo një grupi njerëzish që mbajnë pushtetin.

Pensionisti: Të dashur vëllezër shqiptarë!

O mos t'ju mbesë hatri se na kaloi rinia, do vijë rinia e tanishme e do na nxjerrë faqebardhë. Unë do të them dy fjalë për Edi Ramën. Mos harro, zoti Rama! Zoti Rama... Jo zoti! O shoku, shoku Rama!

O Rama... O Rama! Kthefa pak sytë... duket se je i verbër. Po e shkatërrove, e tashmë po e shkatërron popullin shqiptar, se t'u mbush mendja të jesh Zot, se të stërvitën nëpër botë. Po e sheh se ku është populli shqiptar? More maskara! Që nuk ke as turp... S'ke shku në Theth... Po s'të duhet me shku në Theth. A ke fytyrë, për me shku në Theth? Në qoftë se s'ke qenë atje, shko e shih ato fëmijë si sillen nëpër shpella. E të shkosh atje të fshihesh me gardën, e me ato truproja, me njerëz e të komandosh se kush flet. Zotëri, ti ke përfunduar. Unë nuk të them kryeministër, nuk na përfaqëson ne. Për ne je batakçi. Po si qeveri, si qeveri ti nuk do të ekzistosh më. Unë kam një porosi: Të vish ta pastrosh kryeministrinë, me bojëra, me të gjitha ç'ke bërë, karikaturat, pastroja se është e jona! E mos të të shohim më aty. Po mos u prish shtëpitë e shqiptarëve që i kanë rregulluar me djersë, po ti me një urdhër e prish sa hap e mbyll sytë. Po ti që flet gjithë kohën për ne, për ne, po ty amà kush të la me e bë shtëpinë në Surrel? Si u fute në koshare? A ke fytyrë si u dridhe atje? Për policinë... kam dy fjalë për policinë. O policia e Shqipërisë, jeni djemtë e Shqipërisë! A e mësuat rregulloren e ministrisë a jo? Mësoni rregulloren edhe dilni e mos u përleshni me ne! Se parlamenti është i joni, kryeministria është e jona. Çdo gjë është e jona. Parlamentin... atë duhet ta heqin, e të shkojë te SPAK-u... të marrë për dore edhe Ramën e të shkojnë te SPAK-u. Se parlamenti është i joni, s'është i Ramës as i asnjërit. Si merrni guximin e rrihni vëllanë tuaj, motrën tuaj, nënën tuaj? Polici... turp të keni! Se s'janë ashtu, janë zagarë që i kanë futur në parlament.