‘Sundoi shqiptarët’/ Protestuesi: Në 2013-ën i dhamë besën, por ai e lidhi besën me oligarkët!
Në ditën e 57-të të protestës qytetare para Kryeministrisë, protestuesit vijuan të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për lidhje me oligarkët dhe krimin e organizuar.
Gjatë fjalës së tij, një qytetar deklaroi se besimi që shqiptarët i dhanë Ramës në vitin 2013 u tradhtua, pasi sipas tij kryeministri zgjodhi të qeverisë në interes të një pakice të privilegjuar dhe jo të qytetarëve.
Qytetari: Qeveri e krimit!
57 ditë rezistencë, për të bërë të mundur atë që ky kryeministër nuk e bëri për 10 vjet, sepse është i pabesë!
Në 2013-ën i dhamë besën, por në vend se ai ta lidhte besën me qytetarët, ai e lidhi besën me oligarkët! Ai e lidhi besën me krimin e organizuar, për të vjedhur zgjedhjet dhe për të qëndruar në krye të kryeministrisë, për të sunduar shqiptarët dhe jo për të qeverisur vendin! Kështu që ne i kërkojmë... Dorëheqje!