Sulmuesi kuqezi ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Rubin Kazanit edhe sezonin e kaluar.

Ai realizoi 10 gola në kampionat, por një lëndim e detyroi të mungojë në periudhën më të rëndësishme të sezonit, duke ia ndërprerë një ecuri shumë të mirë.

Megjithatë, rikthimi i tij ka sjellë sinjale pozitive dhe goli në startin e edicionit të ri tregon se Daku synon të jetë përsëri një nga figurat kryesore të Rubin Kazanit dhe një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionatin rus.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/26/auto_daku1785088387.webp", "width": 700, "height": 446 } }

VIDEO/ Mirlind Daku e nis me gol sezonin e ri, shënon ndaj nënkampionëve të Rusisë

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në elitën e futbollit rus.

Sulmuesi kosovar gjeti rrjetën që në paraqitjen e parë të sezonit me Rubin Kazan, duke shënuar golin e epërsisë ndaj Krasnodar, nënkampionit rus.

Daku realizoi për 1-0 në minutën e 12-të të takimit, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka në repartin ofensiv të skuadrës nga Kazani.

Ai mori një top jashtë zonës, mes dy mbrojtësve, duke e zotëruar bukur, pastaj duke e dërguar në rrjetë.