Kaos tek Italia! Emërimi i Andrea Pirlos vihet në rrezik, shpërthejnë polemikat

Andrea Pirlo rrezikon të mos ulet në stolin e Kombëtares së Italisë, edhe pse ishte përzgjedhur si pasuesi i Gennaro Gattusos.

Ish-mesfushori legjendar është përfshirë në një stuhi polemikash për shkak të rolit të tij si ambasador global i një kompanie ruse bastesh.

Lajmi ka shkaktuar reagime të forta në Itali, ku çështja ka kaluar kufijtë e futbollit dhe ka hyrë edhe në debatin politik. Zëra të ndryshëm i kanë bërë thirrje presidentit të Federatës Italiane të Futbollit që të rishqyrtojë vendimin dhe të heqë dorë nga emërimi i Pirlos.

Sipas raportimeve, lidhja e ish-kampionit të botës me kompaninë ruse është kthyer në pengesën kryesore për zyrtarizimin e tij, duke lënë gjithçka pezull vetëm pak ditë para prezantimit të planifikuar.

Ndërkohë, drejtori Paolo Maldini vazhdon të mbështesë kandidaturën e Pirlos, por presioni publik dhe politik mund të ndikojë në vendimin përfundimtar të Federatës.

Prezantimi i Pirlos ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por situata mbetet e paqartë dhe e ardhmja e tij në krye të "Axurrëve" është tashmë në pikëpyetje.