Armando Brojën mungon ndaj në miqësoren me Ajaksin, shtohen pikëpyetjet për të ardhmen
Armando Broja nuk ishte pjesë e skuadrës së Bërnlit në ndeshjen miqësore të zhvilluar këtë të diel ndaj Ajaksit në “Johan Cruijff Arena”, ku holandezët triumfuan me rezultatin 2-1.
Mungesa e sulmuesit shqiptar ka ngritur menjëherë pikëpyetje, pasi deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që ai të ketë pësuar ndonjë dëmtim gjatë fazës përgatitore.
Trajneri Niki Hajen duket se ka ndryshuar planet për 24-vjeçarin. Broja ishte titullar në dy testet e para të verës, ndaj Columbus Crew dhe Real Salt Lake gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, por pas rikthimit në Europë ai mbeti jashtë listës për sfidën me Ajaksin.
Kjo situatë shton edhe më shumë dyshimet mbi rolin që Broja do të ketë te Bërnli në sezonin e ri.
Në të njëjtën kohë, merkatoja mbetet një opsion i hapur për sulmuesin shqiptar, me interesin nga Serie A që vazhdon të përmendet.
Klubi i Kaljarit është një nga ekipet që është lidhur me emrin e tij gjatë kësaj vere, ndërsa mbetet për t'u parë nëse e ardhmja e Brojës do të jetë larg Anglisë.