Çfarë po ndodh/ Vatër zjarri në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Zvërnecit, ndërsa reja e madhe e tymit është përhapur dhe është e dukshme edhe mbi qytetin e Vlorës.

Drejt zonës po shkojnë forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat pritet të ndërhyjnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e përfshirë.