Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe të akuzuarit për rastin Banjska, Milan Radojçiç janë delikate dhe jo dhe aq të mira.

Sipas tij, Radojçiç nuk është thjesht një figurë me të kaluar kriminale, por një lojtar jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i rrezikshëm, i cili ka shtrirje më të madhe influence në pjesën e veriu të Kosovës sesa vetë presidenti i Serbisë.

“E dini, unë jam përplasur me Radoiçiçin, rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe, mbi të gjitha, për shkak të kritikave të ashpra emocionale, por të argumentuara dhe të justifikuara, të Rada Trajkoviçit. Por, objektivisht, këtë e kam thënë atëherë dhe e përsëris edhe tani: Radoiçiç është një lojtar më serioz dhe më i fuqishëm në atë hapësirë të vogël sesa Vuçiçi.

Dhe ajo hapësirë e vogël nuk është vetëm Banjska, nuk është vetëm disiplinimi i Listës Serbe. Kjo shkon shumë më thellë, deri te bashkëpunimi me disa politikanë shqiptarë. Pra, Radoiçiç nuk është thjesht një kriminel. Ndoshta ka një të kaluar kriminale, por ai është një njeri i aftë, shumë i aftë për zbatim dhe mbikëqyrje, jo për planifikim.

Janjiç thotë se Radojçiç mund të ketë lidhje edhe me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, përfshirë ata ndërkombëtarë, që e bëjnë atë një person të pa menaxhueshëm, teksa shton se nga veprimet e tij potenciale në të ardhmen ka shumë frikë Vuciç por edhe qarqet tjera në Beograd”, tha ai.

Sipas Janjiç, Radojciç nuk hyri në Banjskë pa ndonjë planifikim paraprak dhe pa dijeninë e Beogradit, por edhe të disa qendrave të mëdha ndërkombëtare.

“Për shkak të kontakteve të tij ndërkombëtare… jo vetëm për shkak të sanksioneve, ai tani ka sanksione në Evropë, në Britani, mendoj edhe në Amerikë, dhe nuk është arrestuar. Pra, mendoj se njerëz si ai, si dhe i gjithë rasti i Banjskës, që për dalim nga tjerët, kanë hyrë me vetëdije në një vend të tillë për t’u bërë objekt ose subjekt negociatash dhe bisedimesh.

Prandaj nuk jam i sigurt se cilat janë dyshimet dhe frikërat kryesore të Vuçiçit nga Radoiçiçi. A është se, nëse e dënon, askush në Serbi nuk do të shqetësohej? Apo nëse Radoiçiç kthehet kundër tij dhe dëshmon kundër Vuçiçit? Marrëdhënia e tyre është shumë, shumë delikate. Mendoj se formalisht Radoiçiç nuk është kumbar i tij.

E dini, në traditën serbe kumbarët tradhtojnë kumbarët, por Vuçiç ka 350 kumbarë. Mund ta imagjinoni sa është rritur ndikimi i Radoiçiçit, i cili di t’i përdorë ata. Unë nuk do të shqetësohesha për Radoiçiçin, por Vuçiçi duhet të shqetësohet. Ndërsa, se a duhet të përgjigjet për atë që ka ndodhur, duhet, jep me kusht që të hapen vërtet kartat, si amerikane ashtu edhe britanike, për të treguar çfarë ka ndodhur realisht”, tha ai.

Janjiç sugjeron se ngjarja në Banjskë mund të ketë qenë e ditur ose e monitoruar nga afër nga agjencitë e huaja, duke e kthyer atë në një mjet për negociata dhe presione të fshehta.