Edi Rama retushoi Besën!

Nga Romir Saraçi/

Kryeministri Edi Rama i cilësoi qytetarët protesues mosmirnjohës, terroristë, përdhunues! Pas shkopit nxori edhe karrotën me emrin “Besa”! Madje publikoi edhe një dokumentar me pamje, nga natyra e “mbrojtur” prej tij!

Jo vetëm në një rast, Edi Rama kishte arritur deri aty sa të retushonte dhe zhdukte masakrën mjedisore dhe betonizimin e bregdetit! Rasti më skandaloz është ai i Palasës së filmuar nga prashutistët e hedhur nga Qafa e Llogarasë. Edi Rama transmetoi një pamje ku dukej gjelbërimi dhe delta e lumit, por në fakt ajo është betonizuar totalisht, nga Palasa deri në fund të Dhërmiut.

Këto ndërtime e betonizimi ishte zhdukur me magji nga Kryeministri, për të mashtruar edhe njëherë me Besën e tij të pabesë!