Makina merr flakë në rrugën Tiranë - Durrës, shpëtojnë pasagjerët

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet është përfshirë nga flakët pas përplasjes me një mjet tjetër.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e Syri-t tregojnë makinën tërësisht në flake.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në makinën që u përfshi nga flakët kishin arritur të dilnin jashtë në kohë, ndaj nuk raportohet për persona të lënduar.