VIDEO/ Dita e 56-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Në ditën e 56-të radhazi të protestës, qytetarët kanë nisur edhe këtë mbrëmje marshimin në rrugët e kryeqytetit
Pas grumbullimit para godinës së Kryeministrisë dhe mesazheve të përcjella nga folësit, qytetarët kanë nisur një marshim në rrugët kryesore të Tiranës.
Gjatë lëvizjes së tyre, ata kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit.
Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisjes, duke kërkuar ndryshim, transparencë dhe përgjegjësi politike.
Tubimi vijon, ndërsa protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të dalin çdo ditë në protestë.