Tension te Milani/ Dëmtohet futbollisti që kushtoi 30 milionë euro

Milani u përball sot me Sëlltikun në një miqësore. Kuqezinjtë barazuan 2 me 2, ndërsa për trajnerin Ruben Amorim ishte hera e parë që testonte ekipin e tij.

Shqetësimi ishte i madh pas sfidës. Shkak u bë pikërisht Mario Gila.

Mbrojtësi spanjoll u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga minutën e 68-të nga fusha e blertë. Shqetësimi është muskulor dhe në kofshën e djathtë.

Nesër do të kryhen testet mjekësore, ndërsa Amorim tha  pas ndeshjes: “Ndjeu diçka. Nuk duhet të jetë e rëndë por të shohim”.