VIDEO/ Qytetari: SPAK-u është kamuflazhi dhe rrufepritësja e bandës kriminale me emrin Rilindje
Protesta e 56-të para Kryeministrisë u shoqërua edhe me kritika të forta ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Një nga qytetarët që mori fjalën nga podiumi deklaroi se SPAK-u, sipas tij, nuk po vepron ndaj korrupsionit në qeveri, duke e cilësuar institucionin si ‘kamuflazhin dhe rrufepritësen e bandës kriminale me emrin Rilindje’.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi iu drejtua edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar, sipas tij, një qasje tjetër ndaj situatës në Shqipëri. Protestuesi pretendoi se në SPAK ndodhen prova të mjaftueshme për çështje korrupsioni, por, sipas tij, ato nuk po hetohen.
‘Mirëmbrëma o yje të netëve të gjata. Dëgjova para pak minutash që foli një heroinë nga qyteti i bregdetarit të Durrësit.
A e dini çfarë më bëri përshtypje?
Tha: SPAK-u o të veprojë, o të këpusë zverkun. Ai në fakt ka emër të bukur, SPAK. Fonetikisht tingëllon bukur. Është edhe seksi. Por në fakt ai është kamuflazhi dhe rrufepritësja e bandës kriminale me emrin Rilindje! Kjo rrufepritëse duhet hequr.
Amerikë, boll na solle gjysmë kineze si Yuri Kim, gjysmë pakistanez si Donald Lu, gaztorin Blinken, atë idiotin McGonigal. Na sillni shtetarë amerikanë. Jo për të na çliruar nga banda kriminale, se atë e kemi çuar në cep të rringut, e po e mbajmë qytetarët.
Por tërhiqe këtë rrufepritëse! Dhe kush nuk e shikon këtë, që është rrufepritësja dhe kamuflazhi i qeverisë, është një qorr. Kush nuk e kupton, është një idiot. Kush e shikon dhe e kamuflon, është tradhtar, antikombëtar. Kërkon fakte? O fak... më fal, o rrufepritëse! Ke aq fakte aty në zyrtar. Vetëm Adriana Kalaja, avokatja e shquar, sa ka sjellë aty.
Mjafton ta nxirrni faktin mbi tavolinë dhe do trembeni, se është më i madh se... fakti i korrupsionit të qeverisë është i paimagjinueshëm. E keni aty. Nëse s'keni ndërmend ta nxirrni mbi tavolinë, bashkohuni të gjithë se do ju bjerë të fikët. Amerikë, na sillni shtetarë amerikanë, sepse prokurorët do i marrim nga Kosova. E dëgjuat dje një prokurore të zakonshme te dardanët? Tha: ishte bashkiaku dyshohet për 150 mijë euro vjedhje. 150 mijë euro në vjedhje. Ta supozojmë se është emëruar dje.
E pjesëtuar për muaj i bie 2500 euro në muaj. 2500 euro në muaj kjo bandë kriminale i harxhon në mëngjes, për kafe në mëngjes. Dhe 150 mijë euro, më falni vëllezër dhe motra, ata i harxhojnë në muaj për silikonet dhe fundërinat e dashnoreve të tyre!
Këtu nuk njihet as mijë euro, as miliona. Këtu vidhen miliarda! Sa lëkura paska ky popull që po e rrjepni? Edhe sa do durojë ky popull? Prandaj, kjo rrahje duhet t'i drejtohet asaj... kësaj rrufepritësi. Se pamë ç'bëri shteti i Kosovës, dardanët.
Dhe një thirrje personale, si çdo kush flet këtu personalisht, do ia bëja Albin Kurtit. Albin, ti ndërtove një shtet, supershtet. E sheshe në tokë atë shkjaun serb aty, të Vuçiçit. Kishe dhe atë gaztorin Grenell, atë amerikanin, kishe Vuçiçin, dhe ti si dragua ia çave rrethimin. Prandaj, sillu që këtu! E ke detyrim kombëtar! Jemi të pushtuar nga banda kriminale, jo nga serbët! Faleminderit.’, tha gjatë fjalës së tij në protestë, një nga qytetarët pjesëmarrës.