Tani është Besa
Nga Lutfi Dervishi
Për shqipe e flamingo ja ku mbërriti ftesa
Ngrysuni ju sorra se ka mbërritur BESA
Zhgënjyer nga ëndrrat dhe nuk ke më shpresa?
Gëzohu o i "vrarë" është rikthyer BESA
Harrove premtimet, të ka lënë kujtesa
Mos e vrit mendjen, tani është BESA
Jeni plot mëri, ke dhjetëra ankesa?
Problemet tak - fak do t'i zgjidh BESA
Telashe me reforma, me ligje e shkresa
Qenke lodhur kot, tani mjafton BESA
Euro përpëlitet ia merr leku në kthesa
Mos pyet bankierët, këtë e di BESA
Krimet si Jezerca, SPAKU s'gjen adresa
Të keqen tani do ta luftojë BESA
Çmimet në qiell nuk bën dot pagesa
Mos i shih faturat se paguan BESA
Në tokën e gjyshit të kërkohet pjesa,
Paketën e maleve do ta plotësojë BESA
Edhe këta flamingot i kanë 5 kërkesa
Mbylleni pra protestën, tani është BESA
Mbi barin e çunave paska rënë vesa
Dhe çunat po pyesin: sa do zgjasë BESA?