VIDEO-SYRI TV/ Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për bashkinë e Vlorës: Sfidoj Ramën dhe oligarkët

Arben Malaj, ish-ministri i Financave një prej zërave më të fortë të denoncimit të pastrimit të parave të drogës në ekonomi ka vendosur të sfidojë Edi Ramën në bastionin socialist në Vlorë, ku do garojë për Bashkinë në 2027. Këtë e ka konfirmuar vetë në një status në rrjetet sociale duke theksuar se do jetë zëri i qytetarëve të Vlorës dhe jo kukull e klaneve politike në Tiranë.

Nga SYRI TV

Arben Malaj ish-ministri i Financave dhe një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste pas ka denoncuar pastrimin e miliardave të drogës në ekonomi me lejen e Ramës  ka vendosur ta sfidojë Edi Ramën dhe të dalë si kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë në zgjedhjet locale të 2027.

Këtë e ka konfirmuar vetë në një status në rrjetet sociale  duke theksuar se do jetë zëri i qytetarëve të Vlorës dhe jo  kukull e klaneve politike në Tiranë.

‘Nuk kam detyrim  t'u shërbej interesave të klaneve politike në Tiranë apo të bëj kompromise me emra të korruptuar brenda listave partiake. Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës.

 Vendimmarrje e Pavarur:

Nuk jam i detyruar të zbatoj urdhrave jo ligjorë nga kryeministrat dhe oligarket, që dëmtojnë komunitetin lokal për llogari të pushtetit të KM.

Përballë një sistemi të kalbur nga korrupsioni, statusi i të pavarurit më pozicionon si një kandidat të paprekur nga mëkatet e pushtetit apo dështimet e opozitës zyrtare.

Atraksion për votuesin e zhgënjyer: Kapitalizoni mbi abstenimin e madh elektorat — qytetarët që nuk duan më të votojnë ‘të keqen më të vogël’ partiake mund te përzgjedhin një opsion dinjitoz’

Një prej premtimeve të tij është shpërbërja e atij që ai e quan sekti patronazhisht dhe Bashkinë Vlorë zotohet ta kthejë në shërbim të qytetarëve.

Punonjësit e aftë të bashkisë do te çlirohen nga presionet politike dhe kërcënimet me vendin e punës për llogari të patronazhistëve.

Asnjë kryetar partia apo kryeministër nuk do të urdhëroj shkarkime dhe dorëheqje inatçore të drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë Vlorë.

Fund favorizimeve selektive, tenderave të paracaktuar dhe bllokimeve burokratike për qytetarët e thjeshtë dhe sipërmarrësit e ndershëm.

Llogaridhënie Direkte: Transparencë e plotë ku çdo vendim merret në sy të publikut dhe jo në zyrat e mbyllura të partive apo oligarkëve.

Nëse arrijmë ta kthejmë këtë liri në një lëvizje bashkuese qytetare për Vlorën, mund të thyejmë apatinë/ abstenimin elektorat dhe ta bëjmë Vlorën qytetin e barazisë së mundësive për çdo banor të saj’, shkruan Malaj i cili fton qytetarët e Vlorës ti bashkohen në këtë mision për ti rikthyer Vlorës dinjitetin.