‘Dëshpërim qesharak’/ Andi Bushati ironizon Ramën: ‘Besa’ si tullumbace pa përmbajtje
Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër ndaj dokumentit të publikuar nga kryeministri Edi Rama, të titulluar “BESA”, duke e cilësuar atë si një tekst të gjatë pa përmbajtje konkrete.
Në një postim në Facebook, Bushati ironizon përpjekjen e Ramës për të rikthyer besimin përmes fjalëve, duke argumentuar se në situata krize qytetarët presin veprime reale dhe jo monologë politikë.
Postimi i plotë:
Besa si tollumbace pa përmbajtje
Harxhova kohen më kot të lexoj këtë dokumentin e gjatë të titulluar "BESA". Konkluzioni: te duash të shuash zemërimin me fjalë, protestën me monolog. Asgjë konkrete...
Në kriza të tilla, askush nuk dëgjon logohré, njerëzit presin ose akte reflektimi (nga dorëheqja deri tek përmbysja e strukturës së shtetit të personalizuar), ose akte force (shtypja me dhunë e protestës), pa të cilat nuk mund të rikthehet qetësia sociale.
Ndërsa kjo përpjekja për të rikthyer besimin me fjalime, duket si dëshpërim qesharak