Mbahej peng në makinë nga ish i fejuari, ja momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka! Shikoni pamjet
‘Syri’ siguron videon e momentit kur policia arrin të shpëtojë Rozalinda Plakën e cila prej orësh mbahej peng nga ish i fejuari i saj në makinë.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë komunitetin e bashkisë së Roskovocit dhe jo vetëm, ndodhi dje në mëngjes në fshatin Vidhisht.
35 vjeçari Refi Buzi hyri në banesën e Rozalinda Plakës dhe pasi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, 55 vjeçe, mori peng ish-partneren e tij dhe u largua së bashku me të në makinë.
Forcat RENEA dhe policia arritën të identifikonin vendndodhjen e 35 vjeçarit falë sinjalit telefonik të Rozalindës.
Syri sigurin videon ku duket ndërhyrja e policisë për të shpëtuar 28 vjeçaren e cila po mbahej peng prej orësh brenda në makinë në një fushë në fshatin Kurjan të Roskovecit disa km larg fshatit ku ndodhi krimi.
Në pamje duket një polic i cili përpiqet ta orientojë vajzën që është e tronditur priskologjikisht të largohet nga makina. Pasi ecin disa metra ngadalë dhe në këmbë, polici e merr në krahë dhe e largon.
Të gjitha lëvizjet janë kryer nën mbikqyrjen e snajperistëve të RENEA-s.
Ndërkohë brenda makinës vijonte të qëndronte i i ngujuar 35-vjeçari i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe u gjet i vetëvrarë në makinë disa orë më vonë. Më herët ai kishte refuzuar të dorëzohej, duke thënë se do qëllonte veten. Ndërkohë Belere Plaka humbi jetën disa orë më vonë në spital dhe sot çifti Plaka u përcoll për në banesën e fundit.
Video u sigurua nga gazetari i Syrit, Xhemil Beharaj.
Rozalinda Plakja, ish-partnerja e Refit Buzit, i cili u vetëvra pas 9 orësh rrethimi dhe negociatash të dështuara me Policinë, do jetë dëshmitarja kryesore e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vidhisht të Roskovecit.