Çim Peka: Një provë që TV-të dhe disa 'flamingo' sulmojnë Ramën me leje!

Gazetari Çim Peka ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku komenton një intervistë të dhënë në Syri TV nga një eurodeputet, i cili, sipas tij, bëri deklarata të forta në lidhje me Kryeministrin Edi Rama.

Në reagimin e tij, Peka ngre pikëpyetje mbi mungesën e raportimit nga mediat dhe faktin që, sipas tij, nuk pati asnjë reagim zyrtar nga Kryeministri për pretendimet e bëra gjatë intervistës.

Më poshtë postimi i plotë i gazetarit Çim Peka:

Një provë që TV-të dhe disa “flamingo” sulmojnë Ramën me leje!

Një eurodeputet (pjesë e grupit të krizave), shumë, po shumë i rëndësishëm dhe i mirëinformuar në (Berlin), u ftua nga Flavio te Syri të fliste për protestën.

Por ai lëshoi një bombë: “Ne e dimë që familjarët e Ramës po dërgojnë miliona euro jashtë. Rama të hapë rrugë dhe të garantojë zgjedhje të lira, përndryshe ne ia dimë...”.

Në të gjithë botën kjo do të kishte sjellë tërmet politik.

Së paku dy gjëra: transmetimin e kësaj akuze nga të gjitha TV-të dhe përgënjeshtrimin ose padinë e kryeministrit ndaj eurodeputetit.

Po çfarë ndodhi?

Censurë totale nga të gjitha TV-të. Të gjitha. Edhe nga “TV birra”, që është veshur si “flamingo”. Edhe nga Rama asnjë përgënjeshtrim apo padi.

Ps: Edhe “flamingot me mikrofon në gojë”, asnjë fjalë. Madje sulmuan “Syri TV” pse mori në intervistë eurodeputetin. Gjithsesi, dilni në protestë të rrëzoni sistemin, se “zogjtë” shtegtojnë, shqiponjat qëndrojnë!