Dinamo kthehet në Tiranë, blutë nisin përgatitjet për turin e tretë në Ligën e Konferencës

Dinamo është rikthyer mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe duke nisur nga dita e sotme, skuadra e drejtuar nga Daja do të nisë përgatitjet për ndeshjen e kthimit.

Blutë do të zbresin sot në fushë për të vijuar me përgatitjet e ndeshjes e cila është planifikuar të luhet në datën 30 korrik në “Elbasan Arena”.

Duke qenë ndeshja e katërt zyrtare e sezonit, blutë kanë më shumë nevojë për një seancë rikuperimi duke qenë se skuadra ka edhe disa ditë të tjera pushimi para ndeshjes, ndryshe nga Alumini që këtë fundjavë do të luajë edhe në kampionatin slloven javën e dytë.

Barazimi i së enjtes në Maribor, ka lënë gjithçka të hapur, megjithëse Dinamo shihet si favorite kryesore për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Veç cilësive që janë më të larta se të Aluminit, blutë do të kenë edhe shërbimet e lojtarëve që nuk arritën të udhëtonin drejt Sllovenisë për shkak të problemeve me vizën.