Nga Kurbani tek Besa, klithmat e dëshpërimit të njeriut që po mbytet!

Nga Petrit Vasili:

Edi Rama ne keto dite te deshtimit me te madh dhe diskreditimit me te gjere e te pameshirshem na polli "Besen", nje shfryrje paranojake, thjesht nje tjeter liber deshperimi.

Ashtu si dikur ne deshperimin e thelle te deshtimit zgjedhor polli "Kurbanin" nje tjeter liber psikopatik si shfrim frustimesh, frikerash, paranojash te nje njeriu te paafte dhe superficial, qe kupton me se fundi se lojrat e tij kane mbaruar dhe tani ndeshja po luhet seriozisht dhe jo e blere qe pa filluar.

Shkruan sot Besen qe eshte si një këngë e errët e zezë, qe vajton per një mungese të madhe, qe ai ndjen që i mungon ndaj gjithmonë flet e flet per te....!

Sepse Edi Rama eshtë një i pabesë. I pabesë me popullin shqiptar, i pabesë me këdo që e rrethon, me këdo që bashkëpunon, me këdo që do të bëjë dialog politik ndaj dhe është në një përpjekje në mënyrë shumë të dëshpëruar qe të kërkojë Besen një gjë që nuk e ka pasur kurrë.

Sot Edi Rama eshte ne mes te nje shkretetire rezultatesh dhe faktesh, qe ta ndihmojne per te treguar se ka bere diçka.

Edi Rama tashme ka kuptuar qarte se nuk ka bere asgje, asgje, asgje.

Edi Rama thjesht ka prishur dhe asgjesuar gjithshka gjeti, per shkak te paaftesise dhe babezise per te plaçkitur pushtet, para', famë dhe gjithshka, perfshire edhe lirine e njerezve.

Të nisim me faktet.

Edi Rama nuk rreshtoi dhe nuk tha dot një fakt të vetëm që ai ka bërë më mirë.

Për çfarë arsye? Sepse nuk ka asnjë gjë të vetme që Edi Rama ka bërë më mirë.

- Po marrim momentin e kontaktit të parë të qytetarëve, administratën. Edhe ky vetë, ky, ky i pabesi pranoi dhe tha që kemi një administratë të korruptuar, që i shikon nga duart të rrëmbejë lekun, një administratë mizerabël.

Të cilën e krijoi ky, krijoi administratën e patronazhistëve. Pra, fakti cili është? Administratë e korruptuararmike e qytetarit

- Dy sektorë madhorë ka Shqipëria, shëndetësia dhe arsimi.

Arsimi ku të gjithë treguesit e matur nga Evropa, jo nga opozita, janë në ditët e tyre më katastrofike që nuk mbahet mend ndonjëherë dhe me një analfabetizëm funksional të tmerrshëm, ku në të gjitha klasifikimet dhe në të gjitha gjërat jemi jo me poshtë Evropës, jemi me poshtë Kosovës dhe Maqedonisë.Pra shqiptarët, nuk kanë më as atë që kishin.

- Shëndetësia. Erdhi për të ofruar shëndetësinë falas. Apo jo?

Cili është rezultati? Aq para sa jep buxheti i shtetit, 720 milionë euro, më shumë paguajnë qytetarët nga xhepi, 750 milionë euro. Pra, më i madh është ajo që investojnë qytetarët nga xhepi sesa qeveria, realisht paguajne 60% nga xhepi.Treguesi më i tmerrshëm i një shëndetësie anë e mbanë botës.

- Shërbimet.

Rama thote i kemi ofruar , po qytetaret ata duan më mirë. Po ç'më mirë kërkojnë qytetarët shqiptarë?

Tirana s'ka uje 24 ore dhe vazhdojne autobotet e ujit megjithse u premtua uje Korce me cmim Bathorje.

Kemi një situatë ku vazhdon shkolla me dy turne dhe ku kemi Astirin me 80 mijë banorë, që nuk ka një shkollë, një kopsht dhe një çerdhe.

- Policia mbjell drogë. Të gjithë shefat e policisë të inkriminuar për drogë. Të gjithë shefat e policisë në komandat më të larta të inkriminuar deri në pengmarrje. Deri në shitjet e informacionit tek narkokriminelet, qe ka detyruar shërbimet e huaja që të mos bashkëpunojnë më me ta.

Një polici e dhunshme, e mbushur me civilë, kriminelë, maskarenj me xhupzinj.Pra ka krijuar një formacion naziskin në vend të një formacioni të organizatës e cila duhet të i shërbejë qytetarëve. Shikojnë skena te tmerrshme, ku njerëzit, gazetarët, njerëz të thjeshtë rrëmbehen në rrugë nga civilë te paidentifikuar. Gjëra të paimagjinuara e të padëgjuara.

- Infrastruktura. Dhjetëra e dhjetëra ngjarje, njëra më e tmerrshme se tjetra kanë ndodhur me infrastrukturën shqiptare. Me rrugë që shemben pa u inauguruar.

Me infrastrukturë që shkatërrohet, patëm një Rrugë te Kombit, që sot e kësaj dite funksionon, dhe i bie Shqipërisë qindra milionë euro, apo jo? Dhe u ndërtua Tuneli i Elbasanit, po flas për vepra madhore, nuk po them me mijëra kilometra të tjera.

Po çfarë kemi sot? Rrugët kombëtare të cilat bien, të cilat kanë dalë të tëra jashtë përdorimit, dhe kanë kushtuar aq sa janë kthyer në shqetësim madhor të atij, edhe të evropianëve.

- Po shkaterrimi i bujqesise qe ka treguesit me katastrofukete te gjitha kohrave me shkatertimin eblegtorisedhe uljen e prodhimit bujqesor e shpopullimin eshkretimin e fshatit.

- Po shkaterrimi industrisedhe reniae pandalshme eeksporteve dhe falimentimi masiv.

- Cila është situata me krimin? Situata me krimin keni parë që kriminelët i kemi parë sheshit, të afërmit e tyre i shikojmë deputetë, i shikojmë drejtues, i shikojmë ministra, i shikojmë zëvendësministra, i shikojmë njerëz që marrin të gjithë tenderat dhe që çfarë bëjnë?

Jo vetëm marrin tenderat, marrin paratë publike, po janë dhe ata që grabisin dhe shkatërrojnë votën.

- Po Zgjedhjet. Kemi masaker zgjedhore dhe manipulim industrial te votes dhe kemi ne 2025 raportet më të tmerrshme që nuk i kemi pasur as në '92-shin. '92-shin ku zgjedhjet ku ndryshoheshin sistemet.

- Po pastrimi i parave qe shfaqet ne menyre makabre me ekonomine e kullave.

Shkurt e thjesht nga Kurbani tek Besa kjo eshte trajektorja e erret falimentare e nje te deshtuari, te frustuari dhe parajonaku, qe nuk beri kurre dot asgje te mire dhe qe prodhoi vetem zymtesi, deshperim, zemerim te eger dhe shkaterrim.