Lushnje/ Godet me thikë kushëririn e moshuar, arrestohet

Një 60 vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi akuzohet se goditi me thikë kushëririn e tij.

‘Ditën e djeshme, në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, shtetasi Izet Ymeri, 60 vjeç dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, Fazlli Ymeri, 71 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’ informoi sot policia.

Ndaj tij rëndon akuza  "Plagosja e rëndë me dashje".