", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/25/auto_WhatsApp_Image_2026-07-25_at_10.42.55_AM1784968998.jpeg", "width": 900, "height": 592 } }

'Rama jepe dorëheqjen!'/ Pushimet presin, protesta jo. Këtë verë plazhi ynë është përpara Kryeministrisë

Një video simbolike e shpërndarë në rrjetet sociale sjell një mesazh të drejtpërdrejtë për angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen në protestë.

Në pamje, një vajzë shfaqet e ulur përballë Kryeministrisë, me elementë që të kujtojnë atmosferën e plazhit. Por vendosja e saj në këtë hapësirë nuk është një skenë pushimi, por një simbolikë e qartë: Në protestë çdo ditë, Rama jepe dorëheqjen.

“Pushimet presin, protesta jo” është mesazhi që përcillet përmes kësaj videoje, duke e kthyer në një thirrje për reagim dhe pjesëmarrje qytetare.

Me frazën “këtë verë plazhi ynë është përpara Kryeministrisë”, videoja synon të përcjellë idenë se përballja qytetare dhe kërkesa për llogaridhënie nuk duhet të shtyhen për shkak të sezonit veror.

Videoja është pritur pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e kanë parë si një thirrje për reagim dhe pjesëmarrje qytetare: protesta nuk ndalet as gjatë verës.

Dje në Tiranë u shënua dita e 55 të protestës dhe qytetarët deklaruan se do të jenë përnatë në shesh deri në largimin e qeverisë Rama. Në fjalimet në protestë u theksua edhe mbrëmjen e djeshme se nuk do të heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të reja me qeveri teknike me mandat 12 mujor dhe shfuqizimin e 4 ligjeve

 

@mermaids_albania

 

♬ original sound - -Grizelde-