Kristian Prenga përballë sfidës më të madhe të karrierës, sonte ndeshet me Anthony Joshua

Kristian Prenga do të ngjitet sonte në ring përballë ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në një duel që konsiderohet si momenti më i rëndësishëm i karrierës së boksierit shqiptar.

Ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe ka tërhequr vëmendjen e madhe të botës së boksit, pasi një fitore e Prengës do të përbënte një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit.

Prenga vjen në këtë përballje me një bilanc prej 20 fitoresh, ku të gjitha kanë ardhur me nokaut, ndërsa Joshua synon të rikthehet fuqishëm në elitën e peshave të rënda dhe ta përdorë këtë duel si hapin e parë drejt një përballjeje të shumëpritur me Tyson Fury.

Pavarësisht se britaniku konsiderohet favorit, boksieri shqiptar është shprehur i bindur se do të japë maksimumin për të shkruar histori në ring.