Breshëri shkatërron prodhimet në Gramsh, fermerët e Lubinjës përballen me dëme të mëdha

Breshëri i fortë ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat e mbjella dhe kulturat bujqësore të banorëve.

Reshjet intensive të ditës së djeshme kanë prekur sipërfaqe të mbjella, duke dëmtuar prodhimet e fermerëve të zonës, të cilët tashmë përballen me pasojat e motit të keq.

Banorët bëjnë me dije se dëmet janë të dukshme në parcelat bujqësore, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë për përmasat e humbjeve të shkaktuara nga breshëri.

Situata ka sjellë shqetësim te fermerët e Lubinjës, të cilët presin evidentimin e plotë të dëmeve në kulturat e prekura.