‘Sot protestojmë, që nesër të ndryshojmë’, qytetarja: Ja 10 arsyet e revoltës kundër qeverisë Rama

Një qytetare foli në protestën kundër kryeministrit Edi Rama ku renditi 10 arsyet që kanë sjellë qytetarët në shesh.

Ajo përmendi pensionet, çmimet e larta, shëndetësinë, studentët dhe çështje të tjera rëndojnë mbi shqiptarët.

Në fund të fjalës së saj, ajo përcolli mesazhin: "Sot protestojmë, që nesër të ndryshojmë.

Fjala e saj:

Meqenëse shumë pushtetarë nuk e kanë kuptuar akoma se pse ne po protestojmë, disa studentë kanë nxjerrë një listë ku ne do lexojmë çdo ditë 10 arsye se pse ne po protestojmë.

Protestojmë sepse Shqipëria vazhdon të ketë pensionet më të ulëta në Europë!

Protestojmë për vjedhjen në dosjet/fajllat [e paqartë]! Turma: Bravo! Folësi 1: Protestojmë sepse të dhënat tona janë përdorur politikisht nga patronazhistët!

Protestojmë sepse i keni lënë studentët pas dore!

Protestojmë për çmimet e naftës dhe të ushqimeve!

Protestojmë sepse qytetarët nuk bëjnë dot plazh për shkak të resorteve private që ju favorizoni!

Protestojmë për lekët e tërmetit që nuk ia keni dhënë akoma shqiptarëve!

Protestojmë sepse shqiptarët detyrohen të paguajnë shërbime në privat, sepse në spitalet publike ju mungon shërbimi!

Protestojmë për ligjin 21/2024!

Protestojmë sepse paga mesatare në Shqipëri nuk del as për bukën e gojës!

Dhe një thirrje të fundit: Sot protestojmë, që nesër të ndryshojmë! Sot protestojmë, që nesër të ndryshojmë!