55 ditë rezistencë ndaj Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Dorëheqja nuk negociohet

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 55-të, duke u shënuar si një nga protestat më të gjata politike të zhvilluara në Shqipëri gjatë 35 viteve të pluralizmit.

Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të nisen në marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Përpara selisë së qeverisë do të mbahen fjalime, ndërsa protestuesit pritet të përsërisin kërkesat e tyre ndaj mazhorancës.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën pjesëmarrësit e kanë cilësuar si të panegociueshme.

Për 55 net radhazi, mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe më pas kanë zhvilluar marshime në rrugët e Tiranës, duke kërkuar ndryshime politike dhe përgjegjësi nga qeveria.