Reshjet e dendura sjellin përmbytje pranë Spitalit Psikiatrik në Elbasan
Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme në disa zona të Elbasanit.
Si pasojë e intensitetit të lartë të shiut, një rrugicë pranë Spitalit Psikiatrik në qytet është përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin për banorët dhe kalimtarët.
Situata vjen si pasojë e grumbullimit të ujit në zonë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ndërhyhet për normalizimin e gjendjes.