VIDEO/ Tirana mes turizmit dhe kaosit urban, Seferi: Rritja e qytetit po ndodh pa zgjerim proporcional të infrastrukturës

Eksperti i turizmit, Leonard Seferi, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me Klaudja Karabollin në SYRI TV, ka folur për sfidat me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt shndërrimit në një destinacion ndërkombëtar.

Sipas Seferit, Shqipëria ka bërë hapa përpara në promovimin e saj turistik, por ende ka mangësi të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën, menaxhimin dhe standardet që kërkon një destinacion ndërkombëtar.

Sipas ekspertit, rritja e interesit për Tiranën e ka kthyer kryeqytetin në një pikë më atraktive për vizitorët, por kjo rritje po shoqërohet edhe me probleme të reja, veçanërisht në menaxhimin urban.

Ai solli në vëmendje edhe ndikimin e zhvillimit të ndërtimeve të mëdha në kryeqytet, duke theksuar se rritja e numrit të banorëve dhe përdoruesve të qytetit po ndodh pa një zgjerim proporcional të infrastrukturës së transportit.

‘Për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion të ndërkombëtar, ka çuar drejt asaj linje, por patjetër që akoma mbetet në një sforco për disa elementë të rëndësishëm që ne herë pas here i kemi përmendur, që nuk plotësojmë disa nga... nga kushtet ose kriteret, qoftë edhe bazë, por qoftë edhe kritere të tjera të rëndësishme, siç mund të jenë për shembull ardhja, mënyra sesi, pra infrastruktura e të tjerë me radhë.

Pra, kjo dinamikë e ka kthyer Tiranën në njëfarë forme si më atraktive dhe si qytet ku tendenca është në rritje për t'u vizituar. Por paradoksalisht, nga ana tjetër, me rritjen ose me përthithjen e këtyre njerëzve rritet njëkohësisht edhe kaosi, sepse kërkon një mirëmenaxhim më të mirë.

Pra, nëse ne flasim për një qytet, përafërsisht jo me të dhëna zyrtare, por me aq sa dimë që ka qenë 1 milion banorë, në momentin që do të vijnë njerëz të tjerë, ky numër do të rritet automatikisht dhe po rritet, sidomos nëse shtojmë edhe elementë të tjerë siç janë ndërtimi i këtyre qiellgërvishtësve të mëdhaja e të tjerë.

Pra, ka një paradoks shumë të madh, sepse shohim më shumë se 1, 2, 3, 4, 5 ndërtesa shumë të mëdha, dhe ne përshkruajmë po të njëjtën rrugë për të kaluar te këto ndërtesa. Pra, nëse një ndërtesë 50-katëshe do të ketë mesatarisht nga katër hyrje në secilin kat, ose mund të ketë dhe më shumë, mund të ketë pesë, gjashtë e me radhë, 50 kate nga katër hyrje i thonë 200 hyrje shtesë.

Pra do të thotë që minimalisht 200 makina të tjera shtesë do të hyjnë në Tiranë po me të njëjtat linja, komunikimi i transportit, me të njëjtat linja të transportit. Dhe kjo e vështirëson. Sado që ka tentativa, qoftë me ndërtimin e Unazës së Madhe që është gjë e mirë në aspektin infrastrukturor, qoftë edhe me punimet që po zhvillohen në aksin Tiranë-Aeroport, por që do të vazhdojë edhe drejt Durrësit, sado që këto rrugë tentohet që të përmirësohen e të tjerë me radhë, prapë mbetet në nivelet problematike, sepse kemi këtë qasjen tjetër që neve na vijnë vazhdimisht dhe për këtë duhet menduar, duhet gjetur rrugë të tjera alternative të cilat duhet të ndihmojnë në shmangien e këtij ngërçi do të thoja, sepse shkon drejt kaosit, drejt kolapsit.

Nëse ne dimë... qytete të rëndësishme në botë, për shembull Barcelona, para ca vitesh mbaj mend që pat bërë një formë apeli, jo zyrtar, por njerëzit që 'nuk duam më turistë me këto lloj sistemesh'’, u shpreh Leonard Seferi në SYRI TV.