'20% TVSH për çdo produkt'/ Shahinaj: Qeveria rëndon xhepat e shqiptarëve ndërsa çmimet mbeten të larta
Gazetarja e ekonomisë Flavia Shahinaj e ftuar në emisionin televiziv “Kush Paguan”, në Syri TV, u shpreh se politika e taksimit të ushqimeve dhe mosreflektimi i uljeve të kostove po rëndojnë buxhetin e familjeve shqiptare.
Shahinaj theksoi se në Shqipëri çdo produkt tatohet me 20% TVSH, ndërsa në vendet europiane taksat ndahen sipas nevojës së produkteve.
Ajo nënvizoi se edhe pse euroja është ulur dhe kostot në disa raste kanë ndryshuar, kjo nuk është reflektuar në çmimet që paguan konsumatori.
Pjesë nga intervista:
Po patjetër që duhet të kishte, por unë do të doja të ndalesha pak edhe tek çmimet e produkteve dhe tek taksa që kemi: 20% të taksës së ushqimeve.
Ne nuk kemi ndarje, domethënë për çdo produkt ne paguajmë 20%. Në çdo vend tjetër taksa është e ndarë në bazë të domosdoshmërisë së produktit.
Për shembull, jo më larg se para dy muajsh isha në Itali dhe e kam parë me shumë kujdes faturën dhe produktet bazë, siç është buka, uji, ushqimet bazë, e kishin taksën 4%.
Dhe jam habitur shumë: 4%.
Frutat e kishin 6%, pak më shumë, se ndoshta fruti quhet pak më luks ndoshta për Shqipërinë. Kurse lëngjet e shtrydhura të frutave e kishin 12% dhe pastaj vazhdonte me alkoolin që ishte diku më lart. Por ishin shkallë-shkallë në bazë të nevojës.
Kurse ne nuk e kemi këtë, e kemi të gjitha 20%. Dhe kjo ndikon automatikisht te çmimet shumë të larta, përveçse është edhe ajo që tha Dorina, që nuk janë reflektuar çmimet.
Në qoftë se këtu bëhet një ngritje, jashtë bëhet një rritje e çmimit, ta zëmë, të një produkti, këtu vjen direkt... edhe te karburanti. Sot jepet që u mbyll ngushtica e Hormuzit, rriten karburantet, këtu menjëherë është e reflektuar.
Kurse kur ulen çmimet, këtu nuk reflektohen. Po edhe te euroja: në qoftë se euroja para tre vitesh kushtonte 112 lekë një euro, sot është 95 lekë, po çmimi nuk është reflektuar.
Kjo diferencë e kursit të këmbimit, se ne me euro i blejmë... patjetër. Ne 90% të produkteve import i kemi. Dhe në qoftë se kjo do të reflektohej, patjetër që do të ndikonte në ekonomi dhe në buxhetin familjar.
Dhe kam bërë një llogaritje që varion nga 2000 euro për të qëndruar e shtrënguar, deri tek 3500 euro. Dhe e kam bërë llogarinë që të jetojë një familje me një fëmijë pa stres.
Të mos ketë stresin financiar.
Tani, banesa me qira 2+1 në zonë normale, me kushte komode, janë nga 600 deri në 900 euro. 600 euro mund të gjendet në periferi dhe 900 euro në zonat më qendrore.
Ushqimet në supermarket, me ushqim cilësor, jo shumë minimal, nga 450 deri në 650 euro për tre anëtarë familje.
Shërbimet, drita, ujë, internet, telefona, 120 deri në 200 euro, ndoshta dhe pak më shumë mund të jenë, në varësi të shpenzimit që kanë.
Transport, karburant, nga 150 deri në 300 euro, se mund të llogaritet edhe që janë dy makina në familje.
Fëmija për kopsht apo çerdhe privat nga 200 deri në 500 euro.
Edhe më lart, patjetër, por ok, jo dhe aq të shtrënguar. Të shtrënguar mund ta llogarisësh 200 euroshin. E kemi lëshuar pak dorën.
Pastaj për argëtim 200 deri në 400. Shëndet, veshje, të papritura 200-300...
Patjetër. Me këtë buxhet, në fakt, ndonjë analizë mund të përballohet, se të kesh diçka serioze, të lëshosh diçka më serioze, çmimet janë alarmante.
Dhe pastaj kemi llogaritur edhe një kursim minimal që është 150 deri në 300 euro.
Dhe në qoftë se marrim kolonën e kostove në krah të majtë, del 2000 e pak euro, 2100 euro. Kurse në krah të djathtë është 3500 euro.
Për të jetuar pa stres dhe pa të papritura gjithmonë.
Të shpjegoj diçka. Në krahun e majtë, 600 euro e kemi llogaritur: 2000 euro, 30% banesën te 2000-shi.
Krahu i djathtë është 900 me 3500-shin.
30% e 2000-shit është 600 euro.