VIDEO/ Sherr në lokal, një i plagosur me thikë në Shkallnur
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në një lokal në zonën e Shkallnurit, Durrës, pasditen e së premtes.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Deri tani nuk janë bërë publike identitetet e personave të përfshirë apo motivi i konfliktit.