Zjarri në Llogara vijon prej tre ditësh, flakët riaktivizohen në zonën pyjore pranë antenave

Një vatër zjarri vijon të djegë prej tre ditësh Parkun Kombëtar të Llogarasë, ndërsa ndërhyrjet për shuarjen e saj ende nuk kanë sjellë një neutralizim përfundimtar të situatës.

Zjarri ndodhet në një zonë pyjore poshtë antenave dhe, pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e flakëve, vatra është riaktivizuar disa herë, duke ngritur shqetësime për përhapjen e saj në zona të tjera të parkut.

Situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe djegies nën tokë. Shtresa e humusit ka bërë që zjarri të mbijetojë edhe pas ndërhyrjeve, duke rikthyer flakët në sipërfaqe.

Pavarësisht pranisë së strukturave në zonë, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll të plotë. Banorët dhe vizitorët e zonës mbajnë sytë nga ndërhyrja përfundimtare, ndërsa Parku Kombëtar i Llogarasë vijon të jetë nën kërcënimin e një zjarri që nuk po shuhet.