Maresca shuan zërat për Rodrin: Do të rikuperohet dhe do të rikthehet te Manchester City
Trajneri i Manchester City-t, Enzo Maresca, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin Rodrin me një transferim te Real Madridi, duke theksuar se mesfushori spanjoll do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Anglisë.
Në konferencën e parë për shtyp për sezonin e ri, tekniku italian u shpreh se është normale që futbollistë të nivelit të Rodrit të jenë në qendër të merkatos.
"Rreth lojtarëve të mëdhenj ka gjithmonë spekulime dhe kjo nuk më shqetëson. Është normale, sidomos pasi ai fitoi Kupën e Botës dhe është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Besoj se çdo trajner do ta dëshironte Rodrin në skuadrën e tij", deklaroi Maresca.
Ai zbuloi gjithashtu se lojtari do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të hënën, përpara se të marrë një periudhë pushimi për t'u rikuperuar plotësisht.
"Ka nevojë të pushojë, të rikuperohet dhe më pas do të rikthehet te ne", shtoi trajneri i City-t, duke lënë të kuptohet qartë se e ardhmja e Rodrit është në "Etihad".
Në fund, Maresca komentoi edhe situatën e merkatos dhe përforcimet e mundshme të skuadrës.
"Ka gjithmonë diçka për të bërë për të arritur atë që duam dhe kjo vlen edhe për dinamikën e merkatos. Ndoshta ka ende disa lëvizje për t'u realizuar dhe jemi duke punuar për to", përfundoi trajneri italian.