'Do s’do, do ikësh si Çeço', Balliu: Flet për drejtësinë njeriu që pengoi drejtësinë për të arrestuar Ballukun

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar ndaj fjalimit të Edi Ramës për drejtësinë, të mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Balliu shkruan se, Rama është mashtruesi që ‘u dha urdhër skllevërve të vet deputetë të shkonin që në 8 të mëngjesit në Parlament për të penguar drejtësinë që të arrestonte Ballukun’.

Reagimi:

Flet ky mashtruesi për drejtësinë, që u dha urdhër skllevërve të vet deputetë të shkonin që në 8 të mëngjesit në Parlament për të penguar drejtësinë që të arrestonte Ballukun, sepse nëse ikën Lubia, të merr me vete.

Je thjesht një mashtrues. Do s’do, do ikësh si Çeço